Plazhi & Pishinat

Plazhi & Pishinat


Plazhi ynë, Valltos, është plazhi më i famshëm dhe më i bukur në Pargë, me rerë të artë, ujëra të pastra dhe të kristalta me pamje fantastike nga Kalaja venecjane dhe qyteti i Pargës. Pas notit mund të shijoni  servisin tonë të përsosur në plazh. Kafe, pije freskuese, koktejle, snacks dhe pjata nga  kuzhina  Mediterraneanfusion ThalassaseasideRestaurant&Bar tek jeni të shtrirë në shlezonin tuaj.

Parga Beach Resort duke pranuar se “Flamuri Blu” përbën  simbolin më të përhapur ndërkombëtar të kualitetit në botë dhe në kuadrin e praktikave të përgjegjësisë sociale korporative që aplikon dhe kanë të bëjnë si me aktivitete, veprime dhe programe të karakterit social, mjedisor dhe arsimor po kështu edhe me aktivitete që lidhen me respektimin e të drejtave të punonjësve, rregullat e higjenës dhe sigurisë e shumë gjëra të tjera, ndërmori të gjitha veprimet e nevojshme dhe bëri të gjitha procedurat e duhura në mënyrë që plazhi Valltos të përmbushë të gjitha kriteret dhe të përftojë “Flamurin Blu”.

Plazhi Valltos, përpos kualitetit të veçantë të vërtetuar të ujrave të notimit, në bazë të matjeve mujore që kryhen gjatë gjithë vitit nga ministria e Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimit Klimatik, përmbush edhe 32 kriteret e tjera, të cilat kanë të bëjnë me pastërtinë, organizimin, informimin, sigurinë e plazhistëve dhe vizitorëve, mbrojtjen e pasurisë natyrore të plazhit dhe mjedisit bregdetar dhe sensibilizimin për mjedisin.

Është e sigurt se përfshirja e plazhit në Programin Ndërkombëtar “Flamuj Blu” do të reklamojë plazhin dhe zonën më gjerë, do të atraktojë një numër të madh vizitorësh të sensibilizuar dhe do të përforcojë në praktikë imazhin tonë si destinacion i rëndësishëm turistik.

Jemi krenarë që për herë të parë plazhi “Valltos”, të cilin e administron Parga Beach Resort në kuadrin e Programit Ndërkombëtar “Flamuj Blu”, merr pjesë në Programin në fjalë dhe u dekorua, në vitin 2015, me “Flamurin Blu”.

Informacion analitik për Programin Ndërkombëtar Flamuj Blu është i emetuar në website të Kompanisë Greke për Mbrojtjen e Natyrës që është menaxhuesi i Programit Për Plazhet e Greqisë eepf.gr/el/blueflag

Pishina “Gama”, emri i së cilës lidhet me gërmën G (Γ) të alfabetit grek, është një pishinë e bukur dhe e qetë e fshehur në mesin e kopshteve tona. Këtu mund të relaksoni në shlezonet rehatuese dhe të bëni zhytje freskuese. 

Pishina “Omega”, emri i së cilës lidhet falë formës së saj të ngjashme me gërmën Omega (Ω) të alfabetit grek, është e vetmja pishinë në det. Mund t’i gëzoheni pamjes mahnitëse nga deti dhe kalaja duke qenë ose të strirë në shlezone ose të ulur në tavolina rreth pishinës.

Pishina “i”, emri i së cilës lidhet falë formës së saj të ngjashme me gërmën “i” të alfabetit latin, përbëhet nga një pishinë të rriturish dhe një pishinë me ngrohje. Ndodhet në mesin e kopshteve tona dhe bungalows dhe është e projektuar me design modern. Në pishinën “i” mund t’i gëzoheni ju dhe fëmijët tuaj qetësisë dhe relaksimit në një mjedis plot jeshillëk. 

Other Hotels of Mast Group: