Gjëra respektive

Gjëra respektive


Parga Beach Resort është një resort bregdetar në Pargë, i cili përbëhet nga bungalows neoklasike venecjane, të rrethuara  nga ullinj 350vjeçarë dhe një kopësht të një bukurie të veçantë me 500 lloje të ndryshme bimësh. Nuk është magjike?

Parga Beach Resort Experience. Duke filluar nga lobi relaksues dhe elegant, zbrisni rrugicën kryesore të resort që është si një fshat i vogël neoklasik. Kënga qetësuese e gjinkallave do iu shoqërojë tek avanconi duke kundruar pemët 350vjeçare të ullinjve dhe kopshtet tona tejet të bukura. Trendafilat, margaritat, bukanvilet, begonjat si edhe lule dhe barishte të tjera, që konsumohen nga restoranti ynë. Njëkohësisht në pjesë të tjera të kopshtit, si mikrobefasime, kastraveca, domate, shalqinj, portokalle, lemona, si edhe fruta dhe zarzavate të tjera. Mos hezitoni të merrni atë çka dëshironi.

Pastaj është deti. Plazhi ynë, Valltos, është një nga plazhet e famshme dhe të bukura të Greqisë, me rerë të artë, ujëra  të pastra dhe të kristalta dhe me pamje fantastike nga kalaja venecjane dhe Parga. Natyrisht, mund të bëni not dhe t’i gëzoheni ujit dhe pishinës sonë.

Pas banjës dhe terapisë diellore mund të shijoni kafe, pije freskuese, koktejle dhe snacks ose të shijoni kuzhinën tonë Mediterraneanfusion duke qenë të shtrirë në shlezonin tuaj ose në ThalassaSeasideRestaurant&Bar. Thalassa është dizajnuar për relaksim. Ngjyra të buta, pamje magjike nga deti dhe kalaja, muzikë medituese, personel miqësor dhe produkte të kualitetit të lartë. Ç’gjë tjetër do të mund të kërkonte dikush?

Ndoshta pak çlodhje në dhomat komode të Parga Beach Resort. Dhomat janë dizajnuar në mënyrë të përkryer me fasadën tejet të bukur neoklasike të bungalows. Dizajni i dhomave, elegant edhe i kualitetit të lartë, flet vetë.  Ndërkaq përvoja në Parga Beach Resort nuk është vetëm ajo çka shihni. Do të përjetoni një përvojë të veçantë gjumi duke u shtrirë në dysheqe ortopedike dhe ekologjike Cocomat por edhe duke zgjedhur nga menuja  e jastekëve Pillowmenu atë që iu shkon plotësisht për shtat! Në banjë, të ndërtuar me mermer të bukur, ekzistojnë produkte natyrale Korres që do iu ofrojnë momente të pabesueshme relaksimi.

Mbrëmja është unikale në resort. Është i vetmi momenti kohor i ditës ku jasemi dhe lule të tjera mbushin mjedisin me aromën e tyre dehëse. Mund të uleni për darkë ose të merrni pijen tuaj në ThalassaSeasideRestaurant&Bar, një përvojë krejtësisht e veçantë me pamje nga qyteti i përndritur i Pargës, kalaja edhe anijet e vogla. Natyrisht, qyteti i Pargës ndodhet vetëm disa minuta larg, ku mund të bëni një shëtitje. Parga do të iu shpërblejë me rrugicat e mrekullueshme, arkitekturën unikale neoklasike edhe Kalanë impozante venecjane.

 



Klima

Lexoni më shumë…

Parga 4 star hotels
Other Hotels of Mast Group: